U bë deputete duke kandiduar nga VV-ja, Drita Millaku kalon zyrtarisht në LDK

Deputetja Drita Millaku, e cila ishte bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës duke kandiduar në kuadër ët Lëvizjes Vetëvendosje është larguar nga kjo parti. Duke mos e lënë shumë gjatë veten të pa pozicionuar, Drita Millaku menjëherë ka kaluar në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Millaku këtë kalim e bëri pikërisht në kohën kur ka nisur…

Lajme

11/10/2024 11:58

Deputetja Drita Millaku, e cila ishte bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës duke kandiduar në kuadër ët Lëvizjes Vetëvendosje është larguar nga kjo parti.

Duke mos e lënë shumë gjatë veten të pa pozicionuar, Drita Millaku menjëherë ka kaluar në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Millaku këtë kalim e bëri pikërisht në kohën kur ka nisur veçse jozyrtairsht “fushata zgjedhore”.

Aderimin e Millakut e bëri të ditur vetë kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili tah se ky vendim i saj për të qenë pjesë e LDK-së është jo vetëm dëshmi e përksuhtimit ët saj politik, por edhe tregues i qartë se vizioni dhe programi i LDK-së për Republikën është i duhuri sot, trasnmeton lajmi.net.

Njoftimi i plotë:

Drita Millaku, mirë se vjen!

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Drita Millaku, nga sot është pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ajo i bashkohet familjes sonë politike në rrugëtimin e përbashkët që na pret përpara. Ky vendim i saj për të qenë pjesë e radhëve tona është jo vetëm një dëshmi e përkushtimit të saj politik, por gjithashtu një tregues i qartë se vizioni dhe programin i LDK-së për Republikën, është i duhuri sot.

Si një figurë e respektuar në Prizren dhe një deputete e mandatuar për dy herë, ajo na vjen si aset i rëndësishëm partiak, dhe si kuadër për programin tonë politik dhe të ardhmen e vendit tonë. Me Dritën kemi diskutuar gjatë për vizionin tonë të përbashkët për Republikën; për arsimin në veçanti, për programin tonë politik dhe të ardhmen e vendit tonë. Drita ka një pasion për librin, por edhe për të krijuar mundësi për të rinjtë dhe gratë në Kosovë. Ajo e kupton rëndësinë e bashkëpunimit dhe e sheh ndërtimin e një rrugëtimi të përbashkët si një mënyrë për të realizuar ndryshime të qëndrueshme, ato që sot LDK po i ofron. Besimi i saj në potencialin e Kosovës, së bashku me përkushtimin e saj për arsim janë motive që e bëjnë Dritën tejet të rëndësishme në këtë proces.

Drita Millaku shkollimin fillor dhe të mesëm e kreu në Prizren. Fakultetin Filologjik, Dega: “Gjuhë dhe Letërsi Shqipe” e kreu në Universitetin e Prishtinës ku edhe mori titullin, “Magjistër e Shkencave Filologjike”. Për një dekadë rresht punoi në bibliotekën e qytetit të Prizrenit. Në vitin 2013 ajo është zgjedhur asambleiste në Kuvendin Komunal të Prizrenit. Në vitin 2017, 2021, fitoi mandatin e deputetes si grua më e votuar në Prizren.

Drita Millaku është e martuar me Fisnik Millakun dhe ka dy djem Longarin dhe Lumin./Lajmi.net/