Krasniqi bashkë me Hamzën në ambasadën amerikane, takohen me emisarin Kasanof

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi është takuar sot me Ndihmës Sekretarin e Shtetit amerikan, Alexander Kasanof. Krasniqi theksoi se me Kasanof kanë diskutuar për zhvillimet aktuale në Kosovë si dhe në rajon. Krasniqi gjithashtu ritheksoi nevojën e Kosovës për bashkërendim të qëndrimeve me aleatët tanë strategjik, veçanërisht me SHBA-të. Njoftimi i plotë:…

Lajme

11/10/2024 11:47

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi është takuar sot me Ndihmës Sekretarin e Shtetit amerikan, Alexander Kasanof.

Krasniqi theksoi se me Kasanof kanë diskutuar për zhvillimet aktuale në Kosovë si dhe në rajon.

Krasniqi gjithashtu ritheksoi nevojën e Kosovës për bashkërendim të qëndrimeve me aleatët tanë strategjik, veçanërisht me SHBA-të.

Njoftimi i plotë:

Në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, së bashku me Bedriun dhe Vlorën, takuam Zëvendësndihmës Sekretarin e SHBA-së, Alexander Kasanof. Bashkë diskutuam për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rajon.

Në takim ritheksova nevojën e shtetit të Kosovës për bashkërendim të qëndrimeve me aleatët tanë strategjikë, e veçanërisht me SHBA-në. Kosova, si një storie suksesi është rezultat i bashkëpunimit të mirë dhe partneritetit të besueshëm me miqtë e saj.

Zëvendësndihmës Sekretarin Kasanof e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së në fuqizimin shtetit tonë. Edhe e ardhmja nuk duhet të jetë ndryshe, përveçse një rrugëtim i përbashkët drejt sukseseve të reja./Lajmi.net/