Emisari Kasanof në takim me Haradinajn: Mbështetja e fuqishme e ShBA-së ndaj popullit të Kosovës vazhdon

Zëvendës ndihmës Sekretari i Shtetit të Amerikës, Alexander Kasanof është duke qëndruar edhe sot në Kosovë. Ai që në mëngjes ka nisur takimet me liderët e partive opozitare. Në lidhje me këto takime është deklaruare dhe i pari i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai tha se në me Kasnof janë takuar në ambasadën amerikane, ku edhe…

Lajme

11/10/2024 11:44

Zëvendës ndihmës Sekretari i Shtetit të Amerikës, Alexander Kasanof është duke qëndruar edhe sot në Kosovë.

Ai që në mëngjes ka nisur takimet me liderët e partive opozitare.

Në lidhje me këto takime është deklaruare dhe i pari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ai tha se në me Kasnof janë takuar në ambasadën amerikane, ku edhe kanë diskutuar për mbështetjen e vazhdueshme e të fuqishme të SHBA-ve ndaj popullit të Kosovës, transmeton lajmi.net.

Njoftimi i plotë:

Sot në ambasadën amerikane takuam Zv. ndihmës Sekretarin e Shtetit, z. Alexander Kasanof. Shfrytëzova rastin që në takim t’i falënderoj z. Kasanof dhe Ambasadorin z. Hovenier për angazhimin e tyre ndaj Kosovës.

Mbështetja e fuqishme e ShBA-së ndaj popullit të Kosovës vazhdon përkundër vështirësive të panevojshme që i ka shkaktuar qeveria.

E vetmja rrugë për të arritur synimet tona si shtet, është bashkëpunimi dhe partneriteti me SHBA-të, si aleati ynë strategjik dhe i përjetshëm./Lajmi.net/