Zyrtarja policore plagoset nga kolegu “aksidentalisht” në stacionin policor “Jugu” në Prishtinë

Një zyrtare policore është plagosur sot në stacionin policor “Jugu” në Prishtinë. Kjo është konfirmuar edhe nga Inspektorati Policor i Kosovës. Nga IPK-ja është thënë se hetuesit e IPK-së janë njoftuar sot në orët e mëngjesit nga Policia e Kosovës  për  një incident shkrepje aksidentale të armës së zjarrit në objektin e Stacionit Policor Jugu…

Lajme

11/10/2024 10:56

Një zyrtare policore është plagosur sot në stacionin policor “Jugu” në Prishtinë.

Kjo është konfirmuar edhe nga Inspektorati Policor i Kosovës.

Nga IPK-ja është thënë se hetuesit e IPK-së janë njoftuar sot në orët e mëngjesit nga Policia e Kosovës  për  një incident shkrepje aksidentale të armës së zjarrit në objektin e Stacionit Policor Jugu në Prishtinë.

“Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se si pasojë e shkrepjes aksidentale një copë e gëzhojës së plumbi ka plagosur një zyrtare policore në këmbë dhe e njëjta është transportuar menjëherë për trajtim mjekësor”,thuhet në njoftim.

Po ashtu u theksua se lidhur me rastin, është njoftuar edhe prokurori i shtetit, i cili do të udhëheqë hetimet e mëtejshme në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës .

“Arma e zjarrit është konfiskuar, ndërsa zyrtari policor që shkaktoi aksidentalisht shkrepjen është suspenduar”,theksohet tutje.

Nga inspektorati u tha se hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti./Lajmi.net/