Tentoi t’i pajisë me viza 58 shtetas afrikan, arrestohet i dyshuari në Viti

Një rast i kontrabandës me migrantë është raportuar në Viti. Pas hetimeve të zhvilluara, Policia ka arrestuar një mashkull të dyshimtë, për shkak se i njëjti dyshohet se në mënyrë të paligjshme ka tentuar t’i pajisë me viza 58 persona nga shtetet afrikane. Gjatë kontrollit, nga i dyshuari në cilësi të provave materiale janë sekuestruar…

Lajme

11/10/2024 08:56

Një rast i kontrabandës me migrantë është raportuar në Viti.

Pas hetimeve të zhvilluara, Policia ka arrestuar një mashkull të dyshimtë, për shkak se i njëjti dyshohet se në mënyrë të paligjshme ka tentuar t’i pajisë me viza 58 persona nga shtetet afrikane.

Gjatë kontrollit, nga i dyshuari në cilësi të provave materiale janë sekuestruar dy telefona celularë, një kompjuter, një USB, dokumente dhe kopje të ndryshëm të pasaportave si dhe dëshmi të transaksioneve bankare.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./Lajmi.net/