Laboratori që u bo i njohur nga pandemia “Avicena” cak i Policisë së Kosovës, kontrollohen 36 pika sekuestrohen 10 lloje të armëve

Një aksion i gjerë policor është realizuar dje nga Policia e Kosovës në një prej laboratorëve më të njohura që nga koha e pandemisë. Bëhet fjalë pikërisht për laboratorin “Avicena”. Policia ka bastisur shumë objekte në të cilat gjenden pikat e këtij laboratori në Kosovë, ndërsa pas përfundimit të aksionit është bërë e ditur se…

Lajme

11/10/2024 08:47

Një aksion i gjerë policor është realizuar dje nga Policia e Kosovës në një prej laboratorëve më të njohura që nga koha e pandemisë.

Bëhet fjalë pikërisht për laboratorin “Avicena”.

Policia ka bastisur shumë objekte në të cilat gjenden pikat e këtij laboratori në Kosovë, ndërsa pas përfundimit të aksionit është bërë e ditur se janë kontrolluar saktësisht 36 lokacione, transmeton lajmi.net.

Polica njoftoi se këto kontrolle kanë të bëjnë me “Keqpërdorim të pozitës zyrtare, falsifikim të dokumenteve, ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore dhe farmaceutike”.

“Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, kanë kontrolluar 36 lokacione të ndryshme me dyshime për veprat penale të lartë-cekura”,thuhet në njoftim.

Si prova materiale janë gjetur dhe sekuestruar:  tri pistoleta, 6 copë armë të gjata, 598 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, një telefon, 2 shtëpiza kompjuteri,  7 DVR  dhe dokumente të ndryshme.

“Lidhur me rastin  janë intervistuar katër të dyshuar  meshkuj kosovarë të cilët me vendim të prokurorit  janë liruar, rasti në procedurë hetimore “theksohet tutje.

Duhet përkujtuar që shpesh herë ankesa ka pasur në drejtim të këtij laboratori dhe për rezultate të gabuara të analizave./Lajmi.net/