Një vit burg për ish-fituesin e Big Brother, Luiz Ejlli- Pse s’do t’a vuajë njëherë dënimin ai, çka dihet deri më tash

I njohur si personazh publik, e për më tepër shumë i dashur për publikun shqiptar qysh nga hyrja e tij në Big Brother Vip Albania, Luiz Ejllit, ish-fituesit të këtij formati iu shqiptua sot një dënim prej 12 muajsh heqje lirie. Gjykata e Shkallës së Parë të Fierit e dënon artistin me një vit burgim…

ShowBiz

10/10/2024 22:20

I njohur si personazh publik, e për më tepër shumë i dashur për publikun shqiptar qysh nga hyrja e tij në Big Brother Vip Albania, Luiz Ejllit, ish-fituesit të këtij formati iu shqiptua sot një dënim prej 12 muajsh heqje lirie.

Gjykata e Shkallës së Parë të Fierit e dënon artistin me një vit burgim për falsifikim me dokumente për të justifikuar burimin e paligjshëm të pasurive, në kohën sa ai ishte noter.

Mirëpo i njëjti momentalisht nuk do ta vuajë dënimin.

Kjo sepse dënimin i shqiptuar sot ndaj Ejllit është dënim i dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë në Fier dhe jo dënim i formës së prerë.

Këngëtari do ta apelojë dënimin në Gjykatën e Apelit në Fier.

Do të jetë vendimi i apelit ai i cili do të vendosë nëse Ejlli do të përfundojë në burg ose nëse do të ketë një tjetër dënim alternativ për të.

Gazetari jep detajet e tjera se çka dihet deri më tash./Lajmi.net