Ndahet nga jeta babai i Robin Krasniqit

Është ndarë nga jeta baba i boksierit kosovar, ish-kampionit të botës, Robin Krasniqit. Njoftimin e ka bërë të ditur ai, me ç’rast ka ndarë në rrjetin e tij social edhe disa fjali prekëse. “Më copëtove në shpirt o babë! Ti ishe mbështetësi dhe këshilltari i jetës time më i madhi dhe më i veçanti, ishe…

Lajme

10/10/2024 20:30

Është ndarë nga jeta baba i boksierit kosovar, ish-kampionit të botës, Robin Krasniqit.

Njoftimin e ka bërë të ditur ai, me ç’rast ka ndarë në rrjetin e tij social edhe disa fjali prekëse.

“Më copëtove në shpirt o babë! Ti ishe mbështetësi dhe këshilltari i jetës time më i madhi dhe më i veçanti, ishe pas meje në çdo hap të jetës time! Shpresoj se të kam bërë krenar”, thotë një pjesë e postimit të tij.

Postimi i plotë:

Më Coptove në shpirt o Babë!

U ndave nga jeta shumë heret dhe na le me mallë për ty, përgjithmonë!

Ti ishe mbështetesi dhe kshilltari i jetës time më i madhi dhe më i veçanti, ishe pas meje në çdo hap të jetës time! Shpresoj se të kam bërë krenar. Çdo gjë që e kam shpalos nga jeta ime, buronte nga miresija e burrërija e jote Babë!

Unë jam shumë krenar dhe falendërues se jam biri ytë dhe e falenderoj Zotin për çdo moment se të kisha ty pranë.

Të Allahut jemi dhe tek ai do të kthehemi të gjithë.

U bëfsh banor i Xhehnetit Babë.

Në zemren time do të të mbajë gjithmonë./Lajmi.net