Rastet e vetëlëndimit të nxënëseve: Gazetarja shkon te shkolla ku u vetëlënduan nxënëset nga loja e Tiktokut, një i thotë se e provoi edhe vet sfidën
Rastet e vetëlëndimit të nxënësve në disa shkolla të Gjakovës ishin kryetemë për gjatë kësaj jave. Në fillim nga policia e prokuroria në Gjakovë të njëjtat u raportuan si shtytje në vetëvrasjeje, e më pas nga Drejtoresha e Arsimit të kësaj komune, Eranda Kumnova, u tha se faktikisht nxënësit ishin viktimë e një sfide të…
Lajme
Rastet e vetëlëndimit të nxënësve në disa shkolla të Gjakovës ishin kryetemë për gjatë kësaj jave.
Në fillim nga policia e prokuroria në Gjakovë të njëjtat u raportuan si shtytje në vetëvrasjeje, e më pas nga Drejtoresha e Arsimit të kësaj komune, Eranda Kumnova, u tha se faktikisht nxënësit ishin viktimë e një sfide të TikTokut.
“Shtytje në vetëvrasje nuk është, kjo është një sfidë që bëhet nëpër botë. Na kanë lajmëruar policia paraprakisht në muajin qershor për disa raste që kanë qenë në Fushë Kosovë dhe në Lipjan në shkolla. Kjo është njëfarë sfide që e bëjnë vajzat dhe që vetë lëndohen”, kështu tha ajo në një përgjigje përmes telefonit para dy ditësh, kur numri i viktimave ishte vetëm tre.
E njëjta për lajmi.net lajmëroi se po dyshohet edhe për një numër më të lartë viktimash të një vetëlëndimi të tillë, ashtu siç edhe doli.
Ky numër brenda dy ditësh arriti në 19.
U raportua se viktimat i takonin nivelit të mesëm të ulët, po në një storie të cilën e ka realizuar gazetarja e lajmi.net, del që nxënësit të jenë edhe të një moshe më madhore.
Nxënësit e Shkollës të Mesme të Lartë Teknike “Nexhmedin Nixha”, thonë se raste të tilla, të influencuar për veprime jo të mira nga TikToku ka prapë.
“Qe dy-tri javë një nxënës i shkollës është në Emergjencë”, i thotë një nxënës.
“Sot e kam provu”, referuar sfidës, shprehet një tjetër.
E megjithatë, që kanë ndodhur tek nxënësit e kësaj shkolle, mohohet nga Koordinatori i Cilësisë së shkollës.
Ai thotë se nuk kanë ndonjë informacion të tillë deri më tani./Lajmi.net