U ndalua për 48 orë por i mbajti vetëm 24 prej tyre- Lirohet politikani serb Arsenijeviq

Policia e Kosovës në Mitrovicë ka liruar liderin e Demokracisë serbe, Aleksandar Arsenijeviq, i ndaluar të mërkurën për 48 orë, nën dyshimet se ka kryer veprën penale ngacmim, pasi i kishte fishkëllyer shefit të kabinetit të kryetarit të Mitrovicës Veriore, Visar Sylës. Policia e Kosovës në Mitrovicë ka liruar liderin e Demokracisë serbe, Aleksandar Arsenijeviq,…

Lajme

10/10/2024 18:47

Policia e Kosovës në Mitrovicë ka liruar liderin e Demokracisë serbe, Aleksandar Arsenijeviq, i ndaluar të mërkurën për 48 orë, nën dyshimet se ka kryer veprën penale ngacmim, pasi i kishte fishkëllyer shefit të kabinetit të kryetarit të Mitrovicës Veriore, Visar Sylës.

Vetë Arsenijeviq ka konfirmuar përmes telefonit për KosovaPress lirimin e tij, duke thënë se po tentohet t’i sajohen “akuza të rrejshme”.

“Jam mbajtur për 24 orë në stacionin e policisë në jug të Mitrovicës. Po tentohet të më sajohen akuza të rrejshme. Jam liruar me kusht, se nuk kam të drejtë t’i ofrohem për 30 ditë në afërsi prej 40 metrash Visar Sylës. Ne vazhdojmë tute”, ka thënë ai.

Ndryshe, qindra qytetarë serbë në veri të Mitrovicës kanë protestuar sot kundër arrestimit të Arsenijeviq, duke kërkuar lirimin e tij të menjëhershëm.