Haradinaj drejtuar ish-luftëtarëve: E di që jeni merzitë nga komunikimet mes pushtetit dhe terroristit serb Radoiçiq, kanë arritë me e ndalu një benefit të merituar nga ju

Daut Haradinaj, anëtarë i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka bërë një reagim pas publikimit të përgjimeve për bisedën mes shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe Milan Radoiçiq. Ai i është drejtuar bashkëluftëtarëve përmes një shkrimi në Facebook. “Të çmuar bashkëluftëtarë, e di që jeni merzitë nga komunikimet publike…

Lajme

10/10/2024 17:36

Daut Haradinaj, anëtarë i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka bërë një reagim pas publikimit të përgjimeve për bisedën mes shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe Milan Radoiçiq.

Ai i është drejtuar bashkëluftëtarëve përmes një shkrimi në Facebook.

“Të çmuar bashkëluftëtarë, e di që jeni merzitë nga komunikimet publike mes pushtetit dhe terroristit serb në kërkim Radoiçiq, edhe unë jam i mërzitur“, shkroi ai.

Ai ka thënë se ky bashkëpunim mes tyre ka arritur të ndalë një benefit të merituar nga ish-luftëtarët e luftës.

“Përmes këtij bashkëpunimi, e vërtetë që kanë arritë me e ndalu një benefit të merituar nga ju, por mos harroni se ne bashkë në një kohë i kemi mundur e zbrapsur shefat e tyre që ishin shumëherë më të fuqishëm dhe pa asnjë benefit”, shtoi ai.

Sipas Haradinajt, soji i tyre duhet të jenë pengesë shumë e vogël në krahasim me atë që ne kanë dhënë dhe japin për vendin tonë./Lajmi.net