Kasanof në Kosovë, Hovenier: Presim një vizitë produktive për të treguar mbështetjën tonë për kosovarët

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka njoftuar për vizitën e Zëvendës Ndihmës Sekretarit amerikan, Aleksander Kasanof e cila është edhe vizita e parë e tij në Kosovë. Hovenier përmes një postimi në “X”, ka shkruar se pret që kjo vizitë të jetë produktive për të treguar mbështetjen e SHBA-ve për popullin e Kosovës, shkruan…

Lajme

10/10/2024 16:26

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka njoftuar për vizitën e Zëvendës Ndihmës Sekretarit amerikan, Aleksander Kasanof e cila është edhe vizita e parë e tij në Kosovë.

Hovenier përmes një postimi në “X”, ka shkruar se pret që kjo vizitë të jetë produktive për të treguar mbështetjen e SHBA-ve për popullin e Kosovës, shkruan lajmi.net.

“I lumtur për të mirëpritur sot Zëvendës Ndihmës Sekretarin Kasanof për vizitën e tij të parë zyrtare në rolin e tij aktual në Kosovë dhe rajon. Ne presim një vizitë produktive, duke treguar mbështetjen tonë afatgjatë për njerëzit e Kosovës, duke adresuar shqetësimet e përbashkëta dhe duke kërkuar të arrijmë përparim në rrugën evropiane të Kosovës si një shtet sovran, i pavarur, multietnik”, ka shkruar Hovenier. /Lajmi.net/ 

Postimi i tij i plotë në “X”: