Deputeti boshnjak pas takimit me Kurtin: Bosnja duhet të ratifikojë marrëveshjen e lëvizjes me letërnjoftim në rajon

Kryetari i delegacionit të Bosnje dhe Hercegovinës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, njëherit deputeti i BeH, Sasha Magazinoviq është pritur sot në takim nga kryeministri Albin Kurti. Ai përmes një postimi në “X” ka ndarë detaje nga takimi i tij me Kurtin. Gjatë takimit, ai ofroi mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës…

Lajme

10/10/2024 15:54

Kryetari i delegacionit të Bosnje dhe Hercegovinës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, njëherit deputeti i BeH, Sasha Magazinoviq është pritur sot në takim nga kryeministri Albin Kurti.

Ai përmes një postimi në “X” ka ndarë detaje nga takimi i tij me Kurtin.

Gjatë takimit, ai ofroi mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, duke theksuar se “të gjithë qytetarët e Kosovës meritojnë qasje në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.”

Magazinoviq gjithashtu theksoi rëndësinë e ratifikimit nga ana e Bosnjës dhe Hercegovinës të marrëveshjes për lëvizje me letërnjoftim brenda rajonit, duke përmendur se të gjitha shtetet e tjera tashmë e kanë bërë këtë hap.

Ai nënvizoi se e ardhmja e përbashkët e rajonit qëndron në Bashkimin Evropian dhe se duhet të ketë bashkëpunim dhe mbështetje të ndërsjellë për të arritur këtë qëllim.

Pavarësisht qëndrimit aktual të Bosnjës dhe Hercegovinës për çështjen e njohjes së Kosovës, Magazinoviq bëri thirrje për forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.