Lladrovci thërret konferencë për media pas përleshjes në mbledhjen e Asociacionit të Komunave
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka qenë personazh i një incidenti që ka ndodhur sot gjatë mbledhjes në Asociacionin e Komunave të Kosovës. Lladrovci është përleshur me kryetarin e Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, shkruan lajmi.net. Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka thirrur sot konferencë për media. “Për shkak të interesimit të madh…
Lajme
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka qenë personazh i një incidenti që ka ndodhur sot gjatë mbledhjes në Asociacionin e Komunave të Kosovës.
Lladrovci është përleshur me kryetarin e Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, shkruan lajmi.net.
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka thirrur sot konferencë për media.
“Për shkak të interesimit të madh të mediave për të marrë deklarim nga unë, lidhur me mbledhjen e zhvilluar të Kuvendit të Asociacionit të Komunave të Kosovës, ju ftoj në ora 15:00, në zyrën time në Komunën e Drenasit ku do të përgjigjem në pyetje tuaja. Jeni të mirëseardhur!”, ka shkruar Lladrovci. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në Facebook: