“Imagjinoni kur të dalin dhuratat për fëmijët e Radojçiqit”, Miftaraj: Prokuroria duhet ta ftoj në intervistë Kusari-Lilajn

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lilaj ka deklaruar sot në lidhje me fotografitë siç i quan ajo kur ish zyrtarë udhëheqës i kanë dhënë dhurata fëmijëve të kryekriminelit të sulmit në Banjskë, Milan Radojiçiq. Në lidhje me këtë ka reaguar juristi dhe drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj, shkruan lajmi.net. Ai ka thënë se në…

Lajme

10/10/2024 12:55

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lilaj ka deklaruar sot në lidhje me fotografitë siç i quan ajo kur ish zyrtarë udhëheqës i kanë dhënë dhurata fëmijëve të kryekriminelit të sulmit në Banjskë, Milan Radojiçiq.

Në lidhje me këtë ka reaguar juristi dhe drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj, shkruan lajmi.net.

Ai ka thënë se në lidhje me këtë, Prokuroria Speciale duhet ta ftoj për intervistë Mimoza Kusari-Lilajn.

Postimi i tij i plotë: 

Mimoza Kusari deklaroi se imagjinoni kur të dalin dhuratat për fëmijët e Radojçiqit nga zyrtarë e udhëheqës, vizitat nëpër bisneze të Radojçiqit.
Pyetje publike për shefen e grupit parlamentar të LVV:
Këto informata apo dëshmi qe sa kohë i keni në posedim?
Këto informata apo dëshmi a i keni deponu në PSRK?
Këto informata apo dëshmi a i keni pasur para ngritjes se aktakuzes ndaj grupit te Banjskes te udhehequr nga Radojçiq?
A e dini se keto te dhena apo deshmi jane interes per sigurine kombetare te Republikes se Kosoves?
Prokuroria dhe organet e sigurise dhe inteligjences duhet te kene qasje ne keto informata apo deshmi.
Nese Ju i posedoni keto informata dhe deshmi per nje kohe te gjate dhe nuk i keni ndare per organet pergjegjese, cila eshte arsyeja?
Me informata apo deshmi qe lidhen me sigurine kombetare nuk lejohet ne asnje rrethane te shantazhohen persona te caktuar per perfitime politike.
Dhe krejte ne fund e keni borxh te informoni publikun se cilet jane keta persona qe jane bashkepunetore te Radojçiqit personit kryesor per vrasjen e policit te Republikes se Kosoves.
PSRK e ka obligim ligjor qe te ftoj menjehere ne interviste si deshmitare shefen e GP te LVV Mimoza Kusari per te sqaruar deklaraten ne Kuvendin e Kosoves. PSRK duhet te kete qasje te menjehershme ne deshmite qe sot i deklaroi deputetja.
Siguria kombetare mbi interesat partiake apo politike.