Hargreaves: Pastrimi i parave është kërcënim serioz për Kosovën

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, është deklaruar lidhur me lansimin e Rrjetit të Përbashkët të Inteligjencës për Pastrimin e Parave, që u bë sot në Kosovë. Ai u shpreh i lumtur për lansimin e këtij projekti i cili  është modeluar sipas grupit të punës së Britanisë së Madhe. “Mbështetur nga projekti…

Lajme

10/10/2024 12:29

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, është deklaruar lidhur me lansimin e Rrjetit të Përbashkët të Inteligjencës për Pastrimin e Parave, që u bë sot në Kosovë.

Ai u shpreh i lumtur për lansimin e këtij projekti i cili  është modeluar sipas grupit të punës së Britanisë së Madhe.

“Mbështetur nga projekti kundër pastrimit të parave të Ambasadës britanike, JMLINK-ja do të bashkojë forcat e rendit, rregullatorët dhe sektorin financiar për të shkëmbyer inteligjencën, për të prishur rrjetet kriminale dhe për të mbrojtur ekonominë e Kosovës nga ata që synojnë ta minojnë atë.”- u shpreh Hargreaves.

Ndër të tjera ai tha se pastrimi i parave është kërcënim serioz për Kosovën.

“Pastrimi i parave është një kërcënim serioz për ekonominë e Kosovës, duke mundësuar korrupsionin dhe minuar rritjen. Sot Kosova ndërmori një hap të rëndësishëm për të adresuar këtë kërcënim, duke lansuar Rrjetin e Përbashkët të Inteligjencës për Pastrimin e Parave (JMLINK), i modeluar sipas grupit të punës së Britanisë së Madhe”, tha mes të tjerash Hargreaves

Në këtë ceremoni morën pjesë  edhe  ministri  i  Financave, Hekuran Murati, si dhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla./Lajmi.net/