Tahiri i AAK-së-Kusari-Lilajt: Qytetarët e din kush je ti dhe nuk mundesh me ardh me na shit moral, kjo Qeveri nuk ka etikë politike

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka folur sot para deputetëve të Kuvendit të Kosovës për audio-incizimet e publikuara të Mimoza Kusari Lilajt me Milan Radojiciqin. Ai ka thënë se në Kuvendin e Kosovës duhet të sqarohet cilat kanë qenë këto kushte që janë kërkuar nga Milan Radojiciqi, shkruan lajmi.net. Ku Kuvend qytetarët…

Lajme

10/10/2024 12:13

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka folur sot para deputetëve të Kuvendit të Kosovës për audio-incizimet e publikuara të Mimoza Kusari Lilajt me Milan Radojiciqin.

Ai ka thënë se në Kuvendin e Kosovës duhet të sqarohet cilat kanë qenë këto kushte që janë kërkuar nga Milan Radojiciqi, shkruan lajmi.net.

Ku Kuvend qytetarët e Republikës së Kosovës meritojnë dhe duhet ta din për çfrë kushtesh është negociuar me kryekriminelin, me terroristin me iniciuesin e sulmit ndaj shtetit, lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës, ndaj njeriut që është në listën e zezë nga SHBA-të dhe ndaj personit që akuzohet drejtpërdrejtë nga rendi ynë kushtetues nga gjykatat tona si urdhëruesi, udhëheqësi I sulmit terrorist dhe ai I cili është përgjegjësi për vrasjen e heroit të kombit, Afrim Bunjakut. Ky Kuvend, qytetarët e Republikës së Kosovës duhet të informohen se cili ka qenë pazari i këtij komunikimi. Aty nuk flitet për ligje që kanë të bëjnë me komunitete, aty nuk flitet për çështje që trajtohen ne Kuvend në raport me 2/3. Aty diskutohet për një ligj i cili prek secilin njeri të këtij vendi, për pagën minimale dhe aty shihet se ka qenë një kushtëzim një pazar të largimit të vlerës sonë më të madhe të ushtarëve të UÇK-së”, ka thënë Tahiri.

Sipas tij ky koordinim është një thikë mas shpinë ndaj demokracisë në Kosovë.

“Po e them këtë sepse që nga nisja e kësaj legjislature neve na është thënë këtu se nuk ka koalicion me Listën Serbe dhe nuk ka asnjë marrëveshje me ta, bile kjo është thënë me mburrje, përgjimet I pari dhe I dyti vërtetojnë se një marrëveshje e thellë dhe në thelb qe lidhen drejtpërdrejtë më të mirën publike, me të mirën e qytetarëve të Kosovës ka ndodhur dhe ajo duhet të debatohet këtu nga ne dhe nga ju deputet të shumicës parlamentare. Kjo Qeveri, nuk ka etikë politike dhe nëse do ta kishte këtë sot do të duhej të flasim që Ushtria e Kosovës është pa ushqim, që ushtarët tonë shkojnë atje ta bëjnë ushqim. Po të kishte etikë do të dorë hiqej dikush sepse ka vjedhje me të madhe dhe Prokuroria në asnjë moment s’po ndalet ndaj kabinetit qeverisës, po të kishte një etike politike do të diskutonim pushtimin ekonomik që Serbia e bëri me një vendim të kësaj Qeverie”, ka thënë Tahiri në Kuvendin e Kosovës.

Ai duke iu drejtuar deputetes Kusari-Lila ka thënë se ata po kërkojnë vetëm transparencë për “pazarin” siç e quan Tahiri me Listën Serbe.

“Do t’i drejtohem znj. Kusari-Lila nuk duhet në asnjë moment tonin me vendos argument që nuk qëndron sepse mashtrimi dhe rrena luftohet me të vërtetën dhe të vërtetën e din ky popull se kush është Ramush Haradinaj dhe cili është kontributi I tij në luftë e në liri e në Marrëveshjen e Brukselit dhe të Ohrit e në secilën pore të jetës dhe e din kush je ti dhe nuk mundesh me ardh me na shit moral për atë temë. Ajo që ne po e kërkojmë si shumicë parlamentare është e thjeshtë, ballafaqim, transparencë, llogaridhënie për një Pazar dhe një kushtëzim për atë që ne duam ta elaborojmë. Mashtrimi luftohet me të vërtetën, nëse doni të vërtetën hapeni seancën”, ka shtuar ai.