Nën masa të rrepta sigurie, Jakup Krasniqi mbërrin në Negroc
Jakup Krasniqi ka arritur në fshatin Negroc të Drenicës. Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi është sjellur në Negroc nën masa të rrepta të sigurisë . Për ta sjellë atë deri tek familjarët ishin rreth 10 vetura të EULEX-it e zyrtarë të shumtë policorë që kujdesshin për sigurinë, transmeton lajmi.net. Krasniqi është liruar për…
Lajme
Jakup Krasniqi ka arritur në fshatin Negroc të Drenicës.
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi është sjellur në Negroc nën masa të rrepta të sigurisë .
Për ta sjellë atë deri tek familjarët ishin rreth 10 vetura të EULEX-it e zyrtarë të shumtë policorë që kujdesshin për sigurinë, transmeton lajmi.net.
Krasniqi është liruar për dy ditë nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, që të jetë afër familjes së tij me rastin e humbjes së vëllait.
Pavarësisht se vëllai i tij vdiq të shtunën që lamë pas, ai nuk u lejua që të merrte pjesë në varrim./Lajmi.net/