Parandalohen tre raste të kontrabandës me mallra – Sekuestrohen produkte ushqimore, cigare e monedha false

Policia e Kosovës ka parandaluar tre raste të kontrabandës me mallra. Rasti i parë është ndaluar pas një kontrolli në shtëpinë e personit të dyshuar në fshatin Rogoçicē, Komuna e Kamenicës. “Gjatë kontrollit është hasur në mallra ushqimore prodhim serbe të cilat dyshohet se janë kontrabanduar nga Serbia në Kosovë. Lidhur me rastin me urdhër…

Lajme

10/10/2024 10:13

Policia e Kosovës ka parandaluar tre raste të kontrabandës me mallra.

Rasti i parë është ndaluar pas një kontrolli në shtëpinë e personit të dyshuar në fshatin Rogoçicē, Komuna e Kamenicës.

“Gjatë kontrollit është hasur në mallra ushqimore prodhim serbe të cilat dyshohet se janë kontrabanduar nga Serbia në Kosovë. Lidhur me rastin me urdhër të prokurorit kompetent malli sekuestrohet dhe dërgohet në terminalin doganor-Dheu i Bardhë dhe procedohet nga njësitet e Doganës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Rasti i dytë ka ndodhur më datë 09.10.2024 ku nga njësitet Task Forcës-Lindje është ndaluar një veturë me targa serbe drejtuar nga i dyshuari shtetas i Serbisë.

“Gjatë kontrollit është vërejtur se në veturë kishte të ngarkuara 14 pako me cigare pa asnjë dokument mbi prejardhjen e mallit, gjithsej 140000 mi copë cigare në vlerë rreth 15.000€. Me urdhër të prokurorit kompetent , malli dhe automjeti sekuestrohen dhe janë dërguar në terminalin doganor-Dheu i Bardhë, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Rasti i tretë i parandalimit të kontrabandës me mallra ka ndodhur pas një kontrolli në shtëpinë e një të dyshuari në Kamenicë.

“Gjatë kontrollit është vërejtur se në veturë kishte të ngarkuara 14 pako me cigare pa asnjë dokument mbi prejardhjen e mallit, gjithsej 140000 mi copë cigare në vlerë rreth 15.000€. Me urdhër të prokurorit kompetent , malli dhe automjeti sekuestrohen dhe janë dërguar në terminalin doganor-Dheu i Bardhë, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë”, thuhet në komunikatë.

“Përveç mallrave të lartcekura janë hasur edhe monedha metali nga 2 € gjithsej 640€ të cilat dyshohet se janë të falsifikuara, ku nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit- përkatësisht Njësia Rajonale në Gjilan (NJRHKEK-Gjilan) është inicuar rasti ‘Falsifikim i Parasë’ nga neni 296 i KPRK-së. Me urdhër të prokurorit kompetent në Gjilan, malli dhe automjeti sekuestrohen dhe dërgohet në terminalin doganor-Dheu i Bardhë, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë”, ka njoftuar Policia e Kosovës. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë në Facebook: