Një person goditet nga vetura në Mitrovicë të Veriut, i dyshuari largohet nga vendi i ngjarjes
Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën në Mitrovicë të Veriut një veturë e panjohur ka goditur një këmbësor kosovar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Sipas njoftimit të Policisë thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor derisa kanë thënë se rasti është duke u hetuar. Njoftimi i plotë: Mitrovicë Veri / 09.10.2024…
Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën në Mitrovicë të Veriut një veturë e panjohur ka goditur një këmbësor kosovar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
Sipas njoftimit të Policisë thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor derisa kanë thënë se rasti është duke u hetuar.
Njoftimi i plotë:
Mitrovicë Veri / 09.10.2024 – 21:10. Këmbësori mashkull kosovar ka informuar se një veturë e panjohur e kishte goditur dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar. /Lajmi.net/