Sulmohet seksualisht një e mitur në trafikun urban, dërgohet në mbajtje i moshuari

Një person është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje pasi që dyshohet ta ketë sulmuar seksualisht një të mitur në autobusin e trafikut urban në Prishtinë. “Prishtinë / 08.10.2024 – 12:00. Lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në…

Lajme

10/10/2024 09:33

Një person është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje pasi që dyshohet ta ketë sulmuar seksualisht një të mitur në autobusin e trafikut urban në Prishtinë.

“Prishtinë / 08.10.2024 – 12:00. Lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Sipas raportimeve të mediave bëhet fjalë për një 64vjeçar.

Bëhet fjalë për Xh.F, 64-vjeçar – i cili është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se viktima bashkë me një dëshmitar e ka raportuar rastin në Polici, ku ka rrëfyer se si u përballë me të dyshuarin, derisa ishte në autobus.

Sipas dëshmisë së saj, teksa i njëjti ka qenë i ulur në ulësen afër saj, e ka prekur në organin gjenital, duke i shkaktuar shqetësim e frikë.

Përballë kësaj situate, viktima është larguar menjëherë dhe ka kërkuar që të dalë nga autobusi.

Pasi është siguruar prezenca e të dyshuarit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore.