Osmani: Ashtu siç dështuan në Kosovë, forcat barbare do të dështojnë edhe në Ukrainë

Presidentja Vjosa Osmani është duke qëndruar në Dubrovnik  të Kroacisë, në kuadër të Samitit Ukrainë-Evropë Juglindore. Me këtë rast, presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se ashtu siç dështuan në Kosovë, forcat barbare do të dështojnë edhe në Ukrainë. Osmani theksoi se Kosova do të vazhdojë ta mbështesë të drejtën e popullit ukrainas për liri, sovranitet…

Lajme

10/10/2024 09:27

Presidentja Vjosa Osmani është duke qëndruar në Dubrovnik  të Kroacisë, në kuadër të Samitit Ukrainë-Evropë Juglindore.

Me këtë rast, presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se ashtu siç dështuan në Kosovë, forcat barbare do të dështojnë edhe në Ukrainë.

Osmani theksoi se Kosova do të vazhdojë ta mbështesë të drejtën e popullit ukrainas për liri, sovranitet dhe integritet territorial deri në fitore.

“Agresori nuk duhet asnjëherë të shpërblehet me tokën e viktimës! Ashtu siç dështuan në Kosovë, Kroaci, Slloveni e Bosnje-Hercegovinë, forcat barbare do të dështojnë edhe në Ukrainë. Liria dhe demokracia gjithmonë do të triumfojnë! Dje, para liderëve të tjerë në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore në Dubrovnik, theksova se mësimet e së kaluarës na kujtojnë se akomodimi i agresorëve nuk sjellë kurrë paqe të qëndrueshme”,tha Osmani.

Ajo po ashtu deklaroi se solidariteti ynë për popullin e Ukrainës është i rrënjosur thellë në vet përvojën e dhimbshme të popullit tonë.

“Prandaj, do të vazhdojmë të mbështesim të drejtën e popullit ukrainas për liri, për sovranitet dhe integritet territorial. Deri në fitore”./Lajmi.net/