Partia Demokratike Serbe proteston sot për lirimin e Arsenjeviqit

Partia Demokratike Serbe ka njoftuar protestë të enjten në veri të Mitrovicës, duke kërkuar lirimin e liderit Aleksandar Arsenjieviq, i arrestuar nga Policia e Kosovës. Në njoftimin e kësaj partie thuhet se protesta do të fillojë nga ora 10:00 dhe përmes saj kërkohet lirimi i menjëhershëm i liderit të tyre, Aleksandar Arsenjieviq, i cili u…

Lajme

10/10/2024 09:10

Partia Demokratike Serbe ka njoftuar protestë të enjten në veri të Mitrovicës, duke kërkuar lirimin e liderit Aleksandar Arsenjieviq, i arrestuar nga Policia e Kosovës.

Në njoftimin e kësaj partie thuhet se protesta do të fillojë nga ora 10:00 dhe përmes saj kërkohet lirimi i menjëhershëm i liderit të tyre, Aleksandar Arsenjieviq, i cili u arrestua të mërkurën nga Policia e Kosovës.

Tutje, bëhet e ditur se kjo protestë do të zhvillohet te Stacioni Policor në veri të Mitrovicës, teksa në njoftim u tha se kjo protestë nuk ka karakter politik, por sipas tyre, qytetar.