Bislimi sot takon Lajçak, diskutohet për takimin e radhës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi pritet që sot të takohet me emisarin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Kjo gjë u bë e ditur nga vetë Bislimi gjatë një konferencë për media të mbajtur dje. Bislimi tha se Lajçak është duke u angazhuar në lidhje me caktimin e një takimi të radhës…

Lajme

10/10/2024 08:58

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi pritet që sot të takohet me emisarin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Kjo gjë u bë e ditur nga vetë Bislimi gjatë një konferencë për media të mbajtur dje.

Bislimi tha se Lajçak është duke u angazhuar në lidhje me caktimin e një takimi të radhës në kuadër të dialogut, por se për këtë do të diskutojë sot, transmeton lajmi.net.

“Emisari Lajçak është duke punuar drejt caktimit të një takimi të radhës të kryenegociatorëve. Nuk e di kur do të jetë ai takim. Unë nesër do ta takojë Lajçakun dhe pastaj do të mund të dakordohemi se si ecët më tutje”, tha dje zv/kryeministri Bislimi./Lajmi.net/