Emisari amerikan sot në Kosovë

Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit amerikan, Alexander Kasanof do të vizitojë sot Kosovën. Emisari amerikan për Ballkanin Amerikën, Kasanof do të qëndrojë sot në Prishtinë dhe kjo është konfirmuar dje nga vetë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Kasanof pritet që të takojë kreun e Qeverisë, si dhe zyrtarë të tjerë të shtetit. Po ashtu ai do…

Lajme

10/10/2024 08:14

Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit amerikan, Alexander Kasanof do të vizitojë sot Kosovën.

Emisari amerikan për Ballkanin Amerikën, Kasanof do të qëndrojë sot në Prishtinë dhe kjo është konfirmuar dje nga vetë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kasanof pritet që të takojë kreun e Qeverisë, si dhe zyrtarë të tjerë të shtetit.

Po ashtu ai do të zhvillojë takime edhe me liderët e opozitës, përfaqësues të shoqërisë civile si dhe komunitetin e biznesit.

Dje Kasanof ka qëndruar në Beograd, ku është takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuciq.

Në këtë takim dyshja kanë diskutuar edhe për Kosovën.

Kasanof vizitoi ditë më parë edhe Bosnje dhe Hercegovinën./Lajmi.net/