Slavko Simiq e demanton Kusarin: Kemi komunikuar edhe pas qershorit 2022
Përfaqësuesi i Listës Serbe, Sllavko Simiq, pas publikimit të komunikimeve të Mimoza Kusari-Lilës me Milan Radojçiqin, ka konfirmuar bashkëpunimin mes tyre. Sipas Simiqit, kryekrimineli Radojçiq i kishte dhënë udhëzime për të mbështetur disa nisma ligjore të kërkuara nga Kusari-Lila, përfshirë ligjin për pagën minimale dhe emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. “Ne si grup parlamentar…
Lajme
Përfaqësuesi i Listës Serbe, Sllavko Simiq, pas publikimit të komunikimeve të Mimoza Kusari-Lilës me Milan Radojçiqin, ka konfirmuar bashkëpunimin mes tyre.
Sipas Simiqit, kryekrimineli Radojçiq i kishte dhënë udhëzime për të mbështetur disa nisma ligjore të kërkuara nga Kusari-Lila, përfshirë ligjin për pagën minimale dhe emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
“Ne si grup parlamentar kemi votuar pro ligjit për pagën minimale dhe kemi mbështetur emërimin e gjyqtarëve me udhëzim nga Radojçiq, të cilat na i kërkoi Mimoza Kusari-Lila,” ka deklaruar Simiq për Debat Plus, duke shtuar se komunikimet mes tij dhe shefes së deputetëve të VV-së kanë vazhduar edhe pas qershorit.
Kusari-Lila pas publikimit të përgjimeve, ka theksuar se kishte nxjerrë nga zyra Simiqin, por ky i fundit e ka mohuar këtë.