48 orë mbajtje për politikanin serb Arsenijeviq, i fishkëlleu shefit të kabinetit
Politikani serb, Aleksandar Arsenijeviq, është ndaluar edhe njëherë për 48 orë nga Policia e Kosovës. I njëjti është ndaluar nën dyshimet për veprën penale “Ngacmim”. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani, e ka konfirmuar lajmin për lajmi.net. Elshani tha se Arsenijeviq e ka ngacmuar shefin e kabinetit të kryetarit të…
Lajme
Politikani serb, Aleksandar Arsenijeviq, është ndaluar edhe njëherë për 48 orë nga Policia e Kosovës.
I njëjti është ndaluar nën dyshimet për veprën penale “Ngacmim”.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani, e ka konfirmuar lajmin për lajmi.net.
Elshani tha se Arsenijeviq e ka ngacmuar shefin e kabinetit të kryetarit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Visar Sylën, të cilit i ka fishkëllyer.
“Me urdhër të prokurorit është bërë intervistimi i Aleksandar Arsenijoviqit dhe se pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje 48 orë për veprën ngacmim”, ka thënë Elshani./Lajmi.net