Rukiqi-LVV-së: Lëvizje e hipokrizisë, korrupcionit e marrëveshjeve të fshehta, përfshirë edhe ato me terroristë si Radojçiq

Berat Rukiqi nga LDK ka reaguar vetëm disa orë pasi u publikua një bisedë e shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së me Milan Radojçiqin. Rukiqi e ka cilësuar LVV-në si lëvizje e premtimeve e mashtrimeve të mëdha. “Lëvizja e premtimeve dhe mashtrimeve të mëdha, çdo ditë e më shumë, po na dëshmohet si lëvizje e…

Lajme

09/10/2024 17:41

Berat Rukiqi nga LDK ka reaguar vetëm disa orë pasi u publikua një bisedë e shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së me Milan Radojçiqin.

Rukiqi e ka cilësuar LVV-në si lëvizje e premtimeve e mashtrimeve të mëdha.

“Lëvizja e premtimeve dhe mashtrimeve të mëdha, çdo ditë e më shumë, po na dëshmohet si lëvizje e hipokrizisë, korrupcionit dhe e marrëveshjeve të fshehta, përfshirë ato me terroristët si Radojciq”, shkroi ai në llogarinë e tij në Facebook.

Sipas tij, Kosova ka nevojë për ndryshim./Lajmi.net