Kryeministri Kurti do të marrë pjesë në Procesin e Berlinit
Kryeministri Albin Kurti do të marrë pjesë në samitin e Procesit të Berlinit që do të mbahet të hënën dhe të martën e javës së ardhshme në Berlin. Kështu ka konfirmuar këshilltari i Kurtit, Jeton Zulfaj, në një konferencë për media. “Kryeministri do të marrë pjesë siç ka marrë pjesë në të gjitha samitet deri…
Lajme
Kryeministri Albin Kurti do të marrë pjesë në samitin e Procesit të Berlinit që do të mbahet të hënën dhe të martën e javës së ardhshme në Berlin.
Kështu ka konfirmuar këshilltari i Kurtit, Jeton Zulfaj, në një konferencë për media.
“Kryeministri do të marrë pjesë siç ka marrë pjesë në të gjitha samitet deri tash”, tha ai.
Për dhjetëvjetorin, Samiti i Procesit të Berlinit 2024 do të mbahet në Berlin më 14 tetor, me përfaqësues nga Ballkani Perëndimor dhe vendet e BE-së.