Sveçla priti në takim lamtumirës Komandantin e KFOR-it, Özkan Ulutas: Falënderoi për koordinimin me institucionet tona

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla priti sot në takim lamtumirës Komandantin e KFOR-it, z.  Özkan Ulutas. Në këtë takim ministri Sveçla falënderoi Komandantin Ulutas për shërbimin e tij si dhe për bashkëpunimin dhe koordinimin mes KFOR-it dhe institucioneve tona të sigurisë me qëllim të garantimit të një ambienti të qetë e të…

Lajme

09/10/2024 17:20

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla priti sot në takim lamtumirës Komandantin e KFOR-it, z.  Özkan Ulutas.

Në këtë takim ministri Sveçla falënderoi Komandantin Ulutas për shërbimin e tij si dhe për bashkëpunimin dhe koordinimin mes KFOR-it dhe institucioneve tona të sigurisë me qëllim të garantimit të një ambienti të qetë e të sigurtë në Republikën e Kosovës.

Ky bashkëpunim mes institucioneve tona do të vazhdojë edhe në të ardhmen teksa Komandantit Ulutas ministri Sveçla i uroi suksese në angazhimet e tij të mëtutjeshme.