Bunjaku-Rexhepi: Lufta hibride po pasqyron luftën e kryeministrit ndër vite për pushtet e pastaj për hajni

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi ka shkruar sot pas publikimit të audio-incizimeve të bisedës mes shefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari Lilaj dhe Milan Radojçiqit, i akuzuar kryesor për rastin Banjska dhe të sanksionuarin e ShBA’së. Bunjaku-Rexhepi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se edhe pas atyre audio-incizimeve edhe në transaksionet e…

Lajme

09/10/2024 17:13

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi ka shkruar sot pas publikimit të audio-incizimeve të bisedës mes shefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari Lilaj dhe Milan Radojçiqit, i akuzuar kryesor për rastin Banjska dhe të sanksionuarin e ShBA’së.

Bunjaku-Rexhepi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se edhe pas atyre audio-incizimeve edhe në transaksionet e Martin Berishës, në rezervat e Rozeta Hajdarit, në bastisjen e Liburnit pas është kryeministri Kurti, shkruan lajmi.net.

“Në çdo veprim të këtyre prapa u rrin Albini, prandaj i mbron. Lufta hibride siç e thotë kryeministri, po pasqyron luftën e tij ndër vite për pushtet e pastaj për hajni. Popullin e ka shfrytëzuar për vota, e këta për këto punë të pista. Andaj, koha e tij po ik e bashkë me të edhe argatët e tij”, ka shkruar deputetja Valentina Bunjaku-Rexhepi. /Lajmi.net/ 
Postimi i saj i plotë në Facebook: