Vrasjet në Kosovë, Musliu: Ja si manipulon Serbia me dokumente false
Drejtori i Institutit Octopus Agim Musliu ka publikuar në Facebook pjesë të dokumenteve të falsifikuara të shërbimeve të inteligjencës së Serbisë, për të cilat besohet se janë deponuar në ish-Tribunalin e Hagës për Jugosllavi, se si janë vrarë me prova të fabrikuara shumë njerëz në Kosovë. Postimi i plotë në Facebook: Këto dokumente te falsifikuara…
Lajme
Drejtori i Institutit Octopus Agim Musliu ka publikuar në Facebook pjesë të dokumenteve të falsifikuara të shërbimeve të inteligjencës së Serbisë, për të cilat besohet se janë deponuar në ish-Tribunalin e Hagës për Jugosllavi, se si janë vrarë me prova të fabrikuara shumë njerëz në Kosovë.
Postimi i plotë në Facebook:
Këto dokumente te falsifikuara të shërbimeve të inteligjencës së Serbisë (atëherë të Republikës Federative të Jugosllavisë) më kanë rënë në duar sot!
Ky dokument, i cili me gjasë është deponuar në ish-Tribunalin e Hagës për Jugosllavinë, është provë se si janë vrarë (me prova të fabrikuara) shumë njerëz në Kosovë, e ku në mesin e tyre kam mundur të jem edhe unë! Edhe vëllai im, Fatmiri.
Në fakt, kolegu ynë Kastriot (Bajram) Kelmendi u vra më 24 mars 1999, së bashku me babain e tij (avokat i njohur) dhe vëllain e tij.
Ky dokument, i cili me gjasë është deponuar në ish-Tribunalin e Hagës për Jugosllavinë, është provë se si janë vrarë (me prova të fabrikuara) shumë njerëz në Kosovë, e ku në mesin e tyre kam mundur të jem edhe unë! Edhe vëllai im, Fatmiri.
Në fakt, kolegu ynë Kastriot (Bajram) Kelmendi u vra më 24 mars 1999, së bashku me babanë e tij (avokat i njohur) dhe vëllain e tij.
Për një “qime floku” kemi shpëtuar unë dhe Fatmiri.
Serbia dhe shërbimet e saj vrastare sekrete, paskan provuar të na quajnë “bashkëpunëtorë të shërbimeve amerikane të inteligjencës”.
Kjo nuk është ndonjë shpifje që neve na ofendon, por është shpifje.
Kjo shpifje është bërë për të na e marrë jetën – për të na vrarë!
Fatkeqësisht, me fabrikime të tilla, Serbia ka vazhduar njëjtë.