Arrestohet një person i dyshuar për armëmbajtje pa leje në Zveçan, i sekuestrohet edhe një sasi armatimi

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar për arrestimin e një personi me inicialet R.J., mbi dyshimet e bazuara mirë se i njëjti ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“. Të njëjtit, gjatë kontrollit në shtëpinë e tij i janë gjetur dhe sekuestruar një (1) pushkë karabinë, një (1)…

Lajme

09/10/2024 16:04

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar për arrestimin e një personi me inicialet R.J., mbi dyshimet e bazuara mirë se i njëjti ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“.

Të njëjtit, gjatë kontrollit në shtëpinë e tij i janë gjetur dhe sekuestruar një (1) pushkë karabinë, një (1) pushkë gjuetie, një (1) pushkë ajrore, plumba të pushkës ajrore, gëzhoja të zbrazëta nga pushka e gjuetisë, xhaketë ushtarake me emblemë Republika e Serbisë, fitil eksplozivi pa ndezës, dhe rreth njëqind (100) gramë barut.

I dyshuari, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orësh.

Njoftimi i plotë i prokurorisë;

Arrestohet në Zveçan një person për armëmbajtje pa leje dhe sekuestrohet një sasi armatimi 

Mitrovicë, 09 tetor 2024 – Prokuroria Themelore në Mitrovicë, njofton opinionin se është arrestuar në Zveçan një person me iniciale R.J., për shkak të dyshimit të bazuar mirë për kryerjen e veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“ nga neni 366 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.