Shkon në 19 numri i nxënësve në Gjakovë që dyshohet se kanë lënduar veten të nxitura nga “sfida” në TikTok
Ka shkuar në 19 numri i rasteve të konfirmuara i nxënëseve që i kanë lënduar duart e tyre me mjete të mprehta në Gjakovë. Dyshohet se këto nxënëse janë të klasave 6 deri 9 të shkollave në Gjakovë dhe e kanë lënduar veten në duar me mjete të mprehta pasi janë nxitur nga një video…
Lajme
Ka shkuar në 19 numri i rasteve të konfirmuara i nxënëseve që i kanë lënduar duart e tyre me mjete të mprehta në Gjakovë.
Dyshohet se këto nxënëse janë të klasave 6 deri 9 të shkollave në Gjakovë dhe e kanë lënduar veten në duar me mjete të mprehta pasi janë nxitur nga një video (lojë) në ‘TikTok’.
Rastin për Lajmi.net e ka konfirmuar Zëdhësi i Policisë në Rajonin e Gjakovës,Sheremet Elezaj.
‘’Drejtoresha e DKA-së me datën 07.10.2024 ka njoftuar se tri nxënëse janë viktima të fenomenit të vet–lëndimit. Tri viktimat femra kosovare të mitura, janë dërguar në tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rast “shtytje në vetëvrasje” Më 08.10.2024, janë raportuar edhe dhjetë raste të tjera të ngjashme. Ndërsa sot, më 09.10.2024, është njoftuar se edhe gjashtë nxënëse të tjera dyshohet se kanë lënduar veten në periudha të ndryshme kohore.’’-tha ai për lajmi.net
Kujtojmë që rreth katër muaj më parë, mbi 15 nxënëse të shkollave fillore të mesme të ulët në Fushë-Kosovë u raportuan se kishin gërvishtur duart e tyre./Lajmi.net/