Policia kërkon bashkëpunim për identifikim e një personi të dyshuar për vjedhje

Policia e Kosovës-Sektori i hetimeve të Kryeqytetit në bashkëpunim me prokurorinë kompetente ka kërkuar ndihmën e qyetatrëve për identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në foto. I njëjti dyshohet se është përfshirë në një rast vjedhjeje grabitqare që ka ndodhur në Prishtinë. Postimi i plotë; Kërkesë për bashkëpunim – identifikim e personit të dyshuar…

Lajme

09/10/2024 15:47

Policia e Kosovës-Sektori i hetimeve të Kryeqytetit në bashkëpunim me prokurorinë kompetente ka kërkuar ndihmën e qyetatrëve për identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në foto.

I njëjti dyshohet se është përfshirë në një rast vjedhjeje grabitqare që ka ndodhur në Prishtinë.

Postimi i plotë;

Kërkesë për bashkëpunim – identifikim e personit të dyshuar

Sektori hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e  personit që shihet në fotografi.

Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në një rast, Vjedhje grabitqare, që ka ndodhur në Prishtinë.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.