Miftaraj-LVV-së; Bashkim-vllaznimi nuk bëhet fshehtë o trima

“Bashkim vllaznimi nuk bohet fshehte o trima”, kështu iu drejtua në një postim të fundit drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj, partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje. Bëhet fjalë për bisedën e përgjuar mes shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe terroristit, Milan Radojiçiq, atëkohë shef të Listës Serbe në Kosovë, duke u koordinuar…

Lajme

09/10/2024 15:29

“Bashkim vllaznimi nuk bohet fshehte o trima”, kështu iu drejtua në një postim të fundit drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj, partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.

Bëhet fjalë për bisedën e përgjuar mes shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe terroristit, Milan Radojiçiq, atëkohë shef të Listës Serbe në Kosovë, duke u koordinuar për veprime të përbashkëta.

E këtij bashkëpunimi, drejtuesi i Institutit të Kosovës për Drejtësi iu është referuar si “bashkim-vllaznim” mes LVV-së e Radojiçiqit.

Sipas Miftarajt, në të fshehtë bëjnë biseda telefonike me Radojiçiqin, e në publik shiten patriota.

Ai shtoi se nuk është çudi as ndërtimi i vilës së tij në veri në periudhën 2021-2023.

Postimi i plotë i tij: