Ramadani: Momenti që Mimoza të rrëfehet kush dhe si e nxiti apo ‘detyroi’ të negociojë me Radojçiqin

Ish-inspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka folur sërish rreth bisedës së shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila dhe Radojçiqit. Në një përgjim të publikuar, biseda mes Kusari-Lilës e Radojçiqit bëhet rreth sigurimit votave për kalimin në kuvend të Projektligjit për Pagën Minimale. Për këtë arsye, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje…

Lajme

09/10/2024 14:57

Ish-inspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka folur sërish rreth bisedës së shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila dhe Radojçiqit.

Në një përgjim të publikuar, biseda mes Kusari-Lilës e Radojçiqit bëhet rreth sigurimit votave për kalimin në kuvend të Projektligjit për Pagën Minimale.

Për këtë arsye, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje po koordinohej edhe me Listën Serbe.

Ramadani është shprehur se kjo e fundit  tashmë duhet të tregojë se kush dhe si e nxiti apo ‘detyroi’ të negociojë me Radojçiqin.

“Në siguri kombëtare, shpeshherë më e rëndësishme është pista që çon tek planifikuesit sesa domosodoshmërisht zbatuesit. Mimoza në këtë rast mund të konsiderohet zbatuese nëse e dëshmon se nuk është vet planifikuesja. Ajo duhet të rrëfehet kush është apo janë urdhëruesit”, ka thënë Ramadani.

Mirëpo, sipas tij, nëse ajo është edhe planifikuese edhe zbatuese, atëherë e ka përgjegjësinë e plotë për cenim të sigurisë kombëtare dhe bazuar në këtë duhet të përgjigjet në gjykatë.

“Mimoza edhe duhet të rrëfehet, edhe të dënohet sipas ligjit! Por, ajo mund t’i kontribuojë sigurisë kombëtare nëse dëshmon për urdhëruesit mbi të!”, shtoi Ramadani tutje.

Kujtojmë se Milan Radoiçiq ndodhet në arrati nga autoritetet e Kosovës që nga 18 janari 2019 dhe i sanksionuar nga ShBA-ja në dhjetor të vitit 2021.

Ai është edhe i dyshuari kryesor për planifikimin e sulmi në Banjskë që ndodhi shtatorin e vitit të kaluar.

Ndërkaq, edhe përkundër këtij fakti, Lëvizja Vetëvendosje në kohën sa ishte parti opozitare kishte akuzuar disa herë qeveritë paraardhëse për bashkëpunim me Radoiçiqin dhe krijim të varësisë nga Lista Serbe, e cila shpesh ka qenë përcaktuese për formimin e qeverive./Lajmi.net