Gjermania njofton për zhbllokimin e CEFTA-s, vjen reagimi i Sarrazin dhe Baerbock
Emisari gjerman, Manuel Sarrazin, ka bërë të ditur se tashmë trupat e CEFTA-s kanë ndryshuar Rregullat e procedurës dhe kanë miratuar suksesshëm 11 vendime. Për këtë përmes një postimi në llogarinë e tij në “X”, Sarrazin tha se pret një Samit të suksesshëm javën e ardhshme. “Lajmi i mirë. Ky zhbllokim i vendimmarrjes në CEFTA…
Lajme
Emisari gjerman, Manuel Sarrazin, ka bërë të ditur se tashmë trupat e CEFTA-s kanë ndryshuar Rregullat e procedurës dhe kanë miratuar suksesshëm 11 vendime.
Për këtë përmes një postimi në llogarinë e tij në “X”, Sarrazin tha se pret një Samit të suksesshëm javën e ardhshme.
“Lajmi i mirë. Ky zhbllokim i vendimmarrjes në CEFTA ka ardhur pasi Kosova ka pranuar ofertën gjermane për heqjen e masës së sigurisë për mallrat që futen nga Serbia në këmbim të zëvendësimit të UNMIK-ut me Kosovën në CEFTA”, ka shkruar Sarrazin.
Në lidhje me këtë ka reaguar edhe ministrja e Punëve të Jashtme Annalena Baerbock e cila tha se Ballkani Perëndimor po afrohet më shumë së bashku.
Tutje ajo u shpreh se duke u arritur kjo po hapet rruga për përmirësime konkrete për njerëzit në terren.
“Ballkani Perëndimor po afrohet më shumë së bashku. Në Procesin e Berlinit ne arritëm të zgjidhim nyjën në marrëveshjen e tregtisë së lirë CEFTA së bashku. Duke bërë këtë, ne po hapim rrugën për përmirësime konkrete për njerëzit në terren. Dhe forcimin e Europës sonë të përbashkët”, ka shkruar Baerbock. /Lajmi.net/
Good news! @CEFTA_ bodies just decided to change the Rules of procedure and also successfully adopted 11 decisions. Looking forward to a successful #BerlinProcess Summit next week. @rccint @EU_Commission #westernbalkans https://t.co/LfHEdhZ2oj
— Manuel Sarrazin (@ManuelSarrazin) October 9, 2024