Bisedë tjetër telefonike e Kusari-Lilës me Radojiçiq, Kurti: S’kam informacione, po intensifikohet lufta hibride

Pak më parë në media është publikuar një audio-incizim nga biseda telefonike ndërmjet shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe ish-nënkryetarit të Listës Serbe, kryekriminelit, Milan Radojiçiq. Audio-incizimi është publikuar nga Paparaci, derisa çështja e bisedës ka të bëjë me kalimin e Projektligjit për Pagën Minimale dhe votimin e një kandidati për…

Lajme

09/10/2024 13:41

Pak më parë në media është publikuar një audio-incizim nga biseda telefonike ndërmjet shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe ish-nënkryetarit të Listës Serbe, kryekriminelit, Milan Radojiçiq.

Audio-incizimi është publikuar nga Paparaci, derisa çështja e bisedës ka të bëjë me kalimin e Projektligjit për Pagën Minimale dhe votimin e një kandidati për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese në qershor të vitit 2022.

E në lidhje me këtë publik është pyetur sot kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Gjatë konferencës për media, një prej gazetarëve të pranishëm pyeti Kurtin se si e komenton audio-incizimin e sapo publikuar.

“Ju posa thatë se në këto momente paska pas ndonjë publikim, kështu që në këto momente nuk kam as se si ta shoh e as ta dëgjoj… Përshtypja ime është se tash do të intensifikohet lufta hibride kundër  Republikës së Kosovës, e në veçanti kundër Qeverisë, grupit tonë parlamentar dhe shefes së grupit.Këtë e kemi parë në të kaluarën dhe nuk pres shumëçka të re prej atyre të vjetërve, të cilët natyrisht  problemin më të madh e kanë sikurse që në këto tri vite e gjysmë që ka pasur sundim të ligji, rend publik, kushtetutshmëri e integritet territorial nuk i gjeni asnjëherë në Kosovën e pasluftës”, deklaroi Kurti./Lajmi.net/

Biseda telefonike në mes Kusari-Lila dhe Radojiçiq, koordinohen për një projektligj dhe një gjyqtar të Kushtetueses