Bislimi: Në Beograd sot do të votohet që UNMIK-u të largohet nga përfaqësimi në CEFTA
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, sot ka folur edhe rreth procesit të CEFTA-s. Në këtë kontekst ai ka thënë se sot në Beograd do të votohet me propozim të palës serbe që UNMIK-u përfundimisht të largohet nga përfaqësimi në CEFTA. Sipas Bislimit, ky është një zhvillim shumë pozitiv, sidomos meqë bëhet në Beograd, diçka që…
Lajme
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, sot ka folur edhe rreth procesit të CEFTA-s.
Në këtë kontekst ai ka thënë se sot në Beograd do të votohet me propozim të palës serbe që UNMIK-u përfundimisht të largohet nga përfaqësimi në CEFTA.
Sipas Bislimit, ky është një zhvillim shumë pozitiv, sidomos meqë bëhet në Beograd, diçka që siç tha ai, s’ka ndodhur për shumë vite,
“Ndërkaq, sot në Beograd do të votohet me propozim të palës serbe që UNMIK-u përfundimisht të largohet nga përfaqësimi në CEFTA. Unë e shoh këtë si një zhvillim shumë pozitiv, sidomos meqë bëhet në Beograd, diçka që nuk ka ndodhur për shumë vite”, u shpreh Bislimi./Lajmi.net