“Serbia na solli katër herë ushtrinë afër kufirit”- Kurti kërkon heqjen e masave nga BE-ja thotë se Kosova s’vendosi masa tregtare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se Kosova nuk ka pasur të vendosura dhe se Kosova nuk ka masa tregtare ndaj Serbisë, por ato të sigurisë. Kjo sipas tij për shkak se brenda dy viteve Serbia ka sjellur katër herë ushtrinë afër kufirit të Kosovës dhe brenda kësaj kohe katër herë radhazi janë sekuestruar…

Lajme

09/10/2024 13:21

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se Kosova nuk ka pasur të vendosura dhe se Kosova nuk ka masa tregtare ndaj Serbisë, por ato të sigurisë.

Kjo sipas tij për shkak se brenda dy viteve Serbia ka sjellur katër herë ushtrinë afër kufirit të Kosovës dhe brenda kësaj kohe katër herë radhazi janë sekuestruar në numër të madh të armëve të tyre.

Kryeministri Kurti përmendi gjithashtu është sulmin terrorist të Banjskës.

“Të hënën është Samit i i Berlinit e ku duhet të avancohet CEFTA. Natyrisht se ne s’kemi mundur ta hapim kufirin në të gjitha pikat kufitare pasi ende s’kemi marrë ende skanerat qq duam ti blejëm e na kanë premtuar edhe gjermanët edhe amerikaënt. Kemi hapur një pikë pra atë në Merdar ku lejohen mallrat por me kontroll të shtuar, meqenëse bëhet fjalë për masa të sigurisë e jo për masa tregtare” tha ai.

Kurse zv/kryeministri Besnik Bislimi shtoi se Kosova promovon tregtinë e lirë përkundër Serbisë që përmes barrierave të vazhdueshme ka penguar eksportin e Kosovës.

Ai tha se më e lehtë ka qenë të dërgosh mallra në Norvegji a diku më larg, se sa në Serbi.

Gjithashtu kryeministri Kurti tha se vazhdimisht kërkohet që masat ndëshkuese të vendosura nga BE-ja për Kosovën të hiqen.

“Vazhdimisht kërkojmë që masa ndëshkuese ndaj Kosovës që datojnë nga qershori 2023 s’kanë qenë të drejta asnjëherë e tashmë janë bërë absurd, pasi vetë zyrtarët e BE-së i ka shkruar letër 27- së BE-së pra Joseph Borrell në largim e sipër është ai qe ka kërkuar që masat të hiqen, por këto janë bërë ende”,tha ai, shkruan lajmi.net.

Kurti tha se ato janë të dëmshme e janë bërë absurde dhe se presin që ato të hiqen.

“Tash jemi të përqendruar tek mbledhja e CEFTA-S dhe tek Samit i Berlinit”./Lajmi.net/