Zhvillimet në kuadër të dialogut, Bislimi thotë se nesër takon Lajçakun

Kryenegociatori i Kosovës, njëkohësisht zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ka thënë emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak po punon drejt caktimit të një takimi të radhës në kuadër të negociatorëve të dialogut. Këto deklarime ai i bëri në një konferencë për media që po mbahet pas mbledhjes së sotme të qeverisë. “Emisari Lajcak po punon…

Lajme

09/10/2024 13:10

Kryenegociatori i Kosovës, njëkohësisht zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ka thënë emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak po punon drejt caktimit të një takimi të radhës në kuadër të negociatorëve të dialogut.

Këto deklarime ai i bëri në një konferencë për media që po mbahet pas mbledhjes së sotme të qeverisë.

“Emisari Lajcak po punon drejt caktimit të radhës të takimit të radhës në kuadër të negociatorëve të dialogut. Unë nesër do të takojë emisarin Lajçak dhe besoj se do të bisedojë”, u shpreh ai ndër të tjera.

Ditë më parë emisari Lajçak pati deklaruar se është duke u përgatitur për një takim të radhës në kuadër të kryenegociatorëve të dialogut Kosovë-Serbi./Lajmi.net /