Qeveria miraton projektligjin për Lëndët Plasëse

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot projektligjin për Lëndët Plasëse. Sipas ekzekutivit ky vendim do të ndihmojë në ruajtjen e njeriut, kafshëve dhe të mjedisit në përgjithësi. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se me këtë projektligj do të parashihen edhe gjobat. “Prandaj është e rëndësishme që të avancojmë në kornizën ligjore që…

Lajme

09/10/2024 12:03

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot projektligjin për Lëndët Plasëse.

Sipas ekzekutivit ky vendim do të ndihmojë në ruajtjen e njeriut, kafshëve dhe të mjedisit në përgjithësi.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se me këtë projektligj do të parashihen edhe gjobat.

“Prandaj është e rëndësishme që të avancojmë në kornizën ligjore që rregullon siguron edhe kontrollin e këtyre materieve, në mënyrë që ta sigurojmë jetën e njeriut, kafshëve e mjedisit”, tha Sveçla.

Vendimi u mor në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës./Lajmi.net/