KRU “Prishtina” vazhdon shpërndarjen e ujit në disa zona të kryeqytetit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, po vazhdon me shpërndarjen e ujit të pijshëm në disa zona në kryeqytet. Kjo po ndodhë pasi ditë më parë IKSHPK, ka rekomanduar që qytetarët të mos e konsumojnë ujin që vjen nga liqeni i Badovcit, për shkak të rritjes së manganit. “Përderisa vazhdon të jetë ende sasi e lartë…

Lajme

09/10/2024 11:36

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, po vazhdon me shpërndarjen e ujit të pijshëm në disa zona në kryeqytet.

Kjo po ndodhë pasi ditë më parë IKSHPK, ka rekomanduar që qytetarët të mos e konsumojnë ujin që vjen nga liqeni i Badovcit, për shkak të rritjes së manganit.

“Përderisa vazhdon të jetë ende sasi e lartë e manganit në liqenin e Badocit, ju njoftojmë se autobotet janë duke vazhduar furnizimin me ujë në këto pika, nga ora 08:00-22:00. Badoci, Kishnica, Sushica, Shashkovci, Graçanica, Llapnasella, Preoci, Hajvalia, Veterniku, Lagjja e Spitalit, rruga” Muharrem Fejza”, rruga” Ndue Përleshi”, rruga” Sokol Sopi”, rruga”B” dhe “C” dhe  Bregu i Diellit në tërësi, etj”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.

Tutje, në njoftim thuhet se “përveç që ujë për pije po shpërndajmë te qytetarët, fokus janë shkollat dhe kopshtet e fëmijëve”.

Ndërsa ka njoftuar se krahas kësaj autobotet po qëndrojnë më gjatë në ndonjë pikë duke pasur parasysh gjithnjë kërkesat më të mëdha. /Lajmi.net/