Tragjedi në familjen shqiptare në Itali, burri mbyt gruan 24-vjeçare në sy të dy fëmijëve, zbardhen detajet

Krimi në familjet shqiptare që jetojnë në Itali ka goditur sërish. Ngjarja e radhës ka ndodhur në San Felice a Cancello, në provincën e Caserta, ku një 30-vjeçar shqiptar ka vrarë bashkëshorten e tij në sytë e fëmijëve të mitur, 4 dhe 6 vjeç. Sipas mediave italiane, të cilave u referohet A2 CNN, shqiptari i…

Lajme

09/10/2024 10:15

Krimi në familjet shqiptare që jetojnë në Itali ka goditur sërish.

Ngjarja e radhës ka ndodhur në San Felice a Cancello, në provincën e Caserta, ku një 30-vjeçar shqiptar ka vrarë bashkëshorten e tij në sytë e fëmijëve të mitur, 4 dhe 6 vjeç.

Sipas mediave italiane, të cilave u referohet A2 CNN, shqiptari i ka marrë jetën gruas së tij 24 vjeçare duke e vrarë.

Rasti ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit, në kulmin e një mosmarrëveshjeje në familje, përballë dy fëmijëve të vegjël.

30-vjeçari është ndaluar nga policia dhe është dërguar në komisariat.