Maqedonci pritet me nderime të larta nga homologu i tij Pirro Vengu

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës,Ejup Maqedonci, është duke qëndruar në Tiranë me vizitë zyrtare,ku është pritur nga homologu i  tij Pirro Vengu. Në një postim në rrjetin social ‘’Facebook’’ai u shpreh se pati një pritje të ngrohtë vllazërore ku u diskutua për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e mbrotjes. “Ministri i Mbrojtjes së…

Lajme

08/10/2024 23:46

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës,Ejup Maqedonci, është duke qëndruar në Tiranë me vizitë zyrtare,ku është pritur nga homologu i  tij Pirro Vengu.

Në një postim në rrjetin social ‘’Facebook’’ai u shpreh se pati një pritje të ngrohtë vllazërore ku u diskutua për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e mbrotjes.

“Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë z. Pirro Vengu vizitën e tij të parë zyrtare pas marrjes së mandatit e kishte realizuar në Republikën e Kosovës, ndërsa sot me ftesë të tij ndodhem në vizitë zyrtare në Tiranë. Në një pritje me nderime të larta ushtarake, të ngrohtë e vëllazërore patëm mundësi që gjatë takimit tonë të diskutojmë për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.”, ka shkruar ministri Maqedonci./Lajmi.net/