Kurti: Qëllimi ynë është i qartë ta bëjmë Kosovën një vend ku bizneset lulëzojnë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se Kosova është një destinacion tërheqës dhe i favorshëm për investime, me një popullsi të re dhe dinamike e potencial të madh për t’u shndërruar në një qendër rajonale. Në një postim në ‘’Facebook’’, ai ka thënë se në takimin e Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime, trajtuan…

Lajme

08/10/2024 20:17

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se Kosova është një destinacion tërheqës dhe i favorshëm për investime, me një popullsi të re dhe dinamike e potencial të madh për t’u shndërruar në një qendër rajonale.

Në një postim në ‘’Facebook’’, ai ka thënë se në takimin e Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime, trajtuan prioritetet ekonomike dhe hapat e nevojshëm për të përmirësuar edhe më tej ambientin e të bërit biznes dhe për të nxitur investimet e huaja dhe zhvillimin e brendshëm.

‘’Zhvillimi ekonomik ecën paralel edhe me rritjen e mirëqenies dhe zgjerimin e fuqisë sonë punëtore. 75 mijë janë vendet më shumë të punës krahasuar me pranverën e vitit 2021, gjersa përmes rëndësisë që po ia kushtojmë ndërlidhjes së arsimit me tregun e punës, i kemi tashmë 23 shkolla në 14 komuna anembanë Kosovës, me 12 profile dhe gjithsej rreth 1600 nxënës prej arsimit dual”-theksoi ai.

Tutje Kurti është shprehur së qëllimi kryesor është që Kosova të bëhet  një vend ku bizneset lulëzojnë dhe qytetarët të jetojnë gjithnjë e më mirë./Lajmi.net/