Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet për kontrabandim me barna

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Prishtinë  është arrestuar me dyshimin se ka shitur barna të kontrabaduara. Rasti është cilësuar si  vepra penale “Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore”. ‘’Lidhur me rastin përveq barnave pa banderola të Republikës së Kosovës janë hasur edhe barna me banderola të produkteve të tjera…

Lajme

08/10/2024 18:34

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Prishtinë  është arrestuar me dyshimin se ka shitur barna të kontrabaduara.

Rasti është cilësuar si  vepra penale “Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore”.

‘’Lidhur me rastin përveq barnave pa banderola të Republikës së Kosovës janë hasur edhe barna me banderola të produkteve të tjera të cilat nuk kanë përkuar me produktet që i kanë pas të vendosura, e të cilat u janë shmangur kontrolleve të nevojshme në vendin tonë në aspektin e cilësisë si dhe u janë shmangur taksave doganore dhe pagesave tjera të obliguara nga organet kompetente’’-thuhet në njoftim.

Tutje policia ka njoftuar se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.