Italia e mirëpret vendimin e Qeverisë për mallrat serbe

Ambasada e Italisë e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për lejimin e mallrave serbe nga Serbia. Ambasada e Italisë e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për lejimin e mallrave serbe nga Serbia. Sipas ambasadës italiane, kjo lëvizje është kyçe për integrimin rajonal, të parashikuar nga Procesi i Berlinit. “Italia është e…

Lajme

08/10/2024 16:53

Ambasada e Italisë e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për lejimin e mallrave serbe nga Serbia.

Ambasada e Italisë e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për lejimin e mallrave serbe nga Serbia.

Sipas ambasadës italiane, kjo lëvizje është kyçe për integrimin rajonal, të parashikuar nga Procesi i Berlinit.

“Italia është e kënaqur që sheh Qeverinë e Kosovës duke hapur pikëkalimin në Merdare për mallrat nga Serbia. Është një lëvizje kyçe për integrimin rajonal të parashikuar nga Procesi i Berlinit dhe një hap më afër integrimit në BE i inkurajuar nga Plani I Rritjes. Një qasje shumë palëshe për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve shpërblehet”, thuhet në reagimin e ambasadës në X.

Ekzekutivi i Kosovës ka marrë vendim të hënën që ta zëvendësojë masën e sigurisë për mallrat serbe.