Rama: Edhe shkolla fillore e mesme e ulët “Nazim Gafurri” me mësim gjithëditor

Kryetari i kryeqytetit ,Përparim Rama, ka njoftuar se  shkolla fillore e mesme e ulët ‘’Nazim Gafurri’’ ka filluar me mësim tërëditor. Ai bëri të ditur se kjo është shkolla e pestë në kryeqytet me mësim tërëditor. ‘’500 nxënësit e këtij institucioni arsimor, jo vetëm që po ndjekin mësime në kabinete moderne për lëndë të ndryshme,…

Lajme

08/10/2024 16:46

Kryetari i kryeqytetit ,Përparim Rama, ka njoftuar se  shkolla fillore e mesme e ulët ‘’Nazim Gafurri’’ ka filluar me mësim tërëditor.

Ai bëri të ditur se kjo është shkolla e pestë në kryeqytet me mësim tërëditor.

‘’500 nxënësit e këtij institucioni arsimor, jo vetëm që po ndjekin mësime në kabinete moderne për lëndë të ndryshme, por tani kanë hapësira për art, shkencë dhe socializim, si dhe tabela digjitale për një mësim më interaktiv, por gjithashtu po ushqehen me gjella të ngrohta, sallatë dhe fruta të freskëta të përgatitura nga kuzhina qendrore’’-theksoi  ai

Rama shtoi se janë duke punuar për të krijuar një ambient që mbështet mirqënien e nxënësve.

”Me dollapë personalë për nxënës, po krijojmë një ambient që jo vetëm mbështet mësimin, por edhe mirëqenien e fëmijëve tanë” tha ai./Lajmi.net/